Analisti i teknologjisë në kompaninë Wedbush, Dan Ives, publikoi ditën e hënë listën e tij për dhjetë parashikime mbi teknologjinë në vitin 2020. Ja lista e tij:
- 2020 do jetë viti i teknologjisë 5G, me Apple që do triumfojë.
- Veprimet rregullatore mbi kompanitë FAANG (Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe Google) do gjenerojnë gjoba të majme, por nuk do ketë ndryshime në modelin e biznesit të kompanive.
- Tesla do ketë sukses në Kinë me fabrikën e makinave Gigafactory 3, duke arritur 100,000 dorëzime makinash më shpejt se në Amerikë dhe Europë.
- Microsoft do fitojë fazën e ardhshme të luftës së cloud me Amazon.
- Betejat streaming do nxjerrin fitues dhe humbës, me Disney+ që do përçajë 10% të përdoruesve të Netlix.
- Siguria kibernetike do konsolidohet, me plot blerës që do kërkojnë në mënyrë agresive të sigurojnë kompani private apo publike.
- Uber duhet ta zvogëlojë ose ta mbyllë fare Uber Eats, duke marrë parasysh mungesën fitimit nga ky i fundit.
- Google, Apple dhe Amazon do zgjerohen më tepër në kujdesin shëndetësor dhe veprimet bankare.
- Legjislacioni AB5 i shtetit të Kalifornisë do jetë si një “grusht në stomak” për modelet e biznesit të kompanive si Uber, Lyft, DoorDash, Postmates, etj.
- Google do bëjë një blerje shumë të madhe strategjike për të ndihmuar në garën e kompanisë mbi Amazon dhe Microsoft për teknologjinë cloud.