10 Shprehje nga Gandhi që do ju Ndryshojnë Jetën

Dhjetë shprehje që do ju ndryshojnë jetën nga avokati indian Mahatma Gandhi.

Mahatma Gandhi ishte një avokat indian që udhëhoqi rezistencën paqësore për shkëputjen e Indisë nga pushtimi Britanik. Emri i vërtetë i tij është Mohandas Karamchand Gandhi. Mahatma është një emërtim i vendeve të Azisë Jugore, i cili përdoret për t'ju drejtuar një personi të nderuar që vlerësohet me dashuri dhe respekt. Kjo fjalë nënkupton edhe "person i shenjtë." Lexoni dhjetë shprehje që Gandhi ka shpërndarë me njerëzimin:

  1. Ti duhet të jesh ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.
  2. Nuk duhet të humbasësh besimin tek njerëzimi. Njerëzimi është një oqean; nëse disa pika në oqean janë të pista, vetë oqean nuk bëhet i pistë.
  3. Çfarë është e vërteta? Pyetje e vështirë, por unë për vete e kam zgjidhur, duke thënë se është "ajo që zëri i brendshëm të thotë."
  4. E ardhmja varet nga ajo që bën sot.
  5. Dallimi mes asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjendje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur problemet e botës.
  6. Mund të mos dish asnjëherë se cfarë rezultatesh do të kenë veprimet e tua, por nëse nuk bën asgjë, nuk do të kesh rezultate.
  7. Paqja është arma më e fuqishme e njerëzimit.
  8. Të humbasësh durimin është të humbasësh betejën.
  9. Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë.
  10. Mosmarrëveshja e ndershme është shpeshherë një shenjë e mirë progresi.