Matematikë/Gjeometri/Këndet e Drejta & Trigonometri/Teorema e Kosinusit

Çfarë është Teorema e Kosinusit?

Teorema e Kosinusit është një përgjithësim i Teoremës së Pitagorës.


Teorema e Kosinusit na ndihmon të gjejmë brinjën e tretë të një trekëndëshi kur dimë gjatësitë e dy të tjerave dhe madhësinë e këndit mes tyre. Gjithashtu, nëse i dimë të treja brinjët, teorema na ndihmon të gjejmë madhësitë e këndeve të trekëndëshit.

Në trekëndëshin e mësipërm kemi këndin α\alpha përballë brinjës aa. Këtë të fundit mund ta gjejmë me formulën e teoremës së kosinusit:

a2=b2+c22bccosα\boxed{a^2 = b^2+c^2-2bc\cos\alpha}

Formula e mësipërme pranohet pa vërtetim që është e vërtetët edhe në rastin kur këndi α\alpha është i drejtë ose i gjerë.

Teorema e Kosinusit thotë:

Në një trekëndësh të çfarëdoshëm, katrori i secilës brinjë është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve të tjera, zvogëluar me dyfishin e prodhimit të tyre me kosinusin e këndit që ato formojnë.

Njësoj si brinja aa mund të gjejmë edhe dy brinjët e tjera: b2=a2+c22accosβ\boxed{b^2 = a^2 + c^2 - 2ac\cos\beta} dhe c2=a2+b22abcosθ\boxed{c^2 = a^2 + b^2 - 2ab\cos\theta}.