Kopertina e librit Fizika 10-11 - Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 7

Zgjidhja e ushtrimit 7 të mësimit Pyetje shtesë 2 në librin Fizika 10-11 - Pjesa I nga shtëpia botuese Erik Botime me autorë Stephen Pople.

Pyetja

Kjo është një pyetje rreth vlerës së SHPEJTËSISË dhe NXITIMIT. Një trajektore rrethore është 500 m e gjatë. Një çiklist përfundon 10 xhiro të plota (d.m.th. ai e përshkon këtë trajektore 10 herë).

a) Sa kilometra ka përshkuar çiklisti?

b) Çiklistit i duhen mesatarisht 50 sekonda për të kompletuar një xhiro (d.m.th. për të përshkuar 1 herë këtë trajektore).

  1. Sa është vlera mesatare e shpejtësisë së çiklistit?
  2. Sa kohë (në minuta dhe sekonda) i nevojitet çiklistit për të përfunduar 10 xhiro?

c) Në përfundim të garës, çiklisti nget vrullshëm biçikletën. Gjatë kësaj kohe çiklistit i nevojiten 2 sekonda për të rritur shpejtësinë nga 8 m/s në 12 m/s. Sa ishte nxitimi i çiklistit gjatë ecjes së vrullshme?