Kopertina e librit Fizika 10-11 - Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 3

Zgjidhja e ushtrimit 3 të mësimit Pyetje shtesë 4 në librin Fizika 10-11 - Pjesa I nga shtëpia botuese Erik Botime me autorë Stephen Pople.

Pyetja

Një katapultë lodër përbëhet nga një bosht i lëvizshëm, i cili ka një sustë të vendosur siç tregohet në figurën e mësipërme. Doreza tërhiqet për të shtypur të gjithë sustën dhe për të çliruar sferën metalike me masë 0.1 kg (peshë 1 N), që mund të përshkojë një largësi prej 0.75 m sipas projektimit të lodrës.

  1. i) Çfarë tip energjie ruhet te susta e shtypur? ii) Çfarë ndodh me këtë energji të ruajtur kur susta lëshohet?
  2. Llogaritni energjinë potenciale maksimale, që merr sfera e metalit nga katapulta. Shkruani formulën që keni përdorur për të kryer llogaritjet. Nxitimi i shkaktuar nga graviteti të merret 10 m/s2^2.
  3. Shpjegoni pse energjia potenciale maksimale e fituar nga sfera metalike është më e vogël se ajo që ishte ruajtur te susta.