Cilat janë shndërrimet e energjisë që ndodhin në veprimtaritë që vijojnë? Për secilin rast shkruani barazimin që përshkruan këto shndërrime.
- Për të ngrohur dhomën dhe ujin djegim qymyr.
- Një nxënëse përdor një llambë elektrike ndërsa bën detyrat e shtëpisë.
- Tharësja e flokëve është në prizë. Prej saj fryn ajër i nxehtë. Ndërkohë tharësja bën zhurmë.