Kopertina e librit Fizika 10-11: Pjesa e Parë

Zgjidhja e ushtrimit 20

Zgjidhja e ushtrimit 20 të mësimit Pyetje për Kapitullin 2 në librin Fizika 10-11: Pjesa e Parë nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang.

Pyetja

Grafiku i parë paraqet varësinë e largësisë nga koha për një objekt.

a)

  1. Përshkruani lëvizjen për dy sekondat e para; llogaritni madhësitë përkatëse.
  2. Pas 2 s objekti përshpejton. Kopjoni pjesën e parë të grafikut në letër të milimetruar dhe pastaj skiconi formën e mundshme të tij në 2 s që vijojnë.

b) Përshkruani se si nga grafiku largësi-kohë mund të kuptojmë që një objekt është në prehje.

Grafiku i dytë paraqet boshtet e një varësie shpejtësi-kohë.

c) Kopjoni boshtet në letër të milimetruar dhe vizatoni:

  1. grafikun për 2 s e para të paraqitura në grafikun e parë
  2. shtrirjen për 2 s pasardhëse, që tregojnë se objekti po përshpejton me 2 m/s2

d) Përshkruani se si do të dukej në grafikun shpejtësi-kohë fakti që një objekt është në prehje.