Fizika 10-11: Pjesa e Parë

David Sang

Pyetja

Diagrami paraqet skulpturën e një zogu, të krijuar nga një artist.

MM është qendra e masës së skulpturës, duke përfshirë edhe bishtin (por pa përfshirë kundërpeshën që do të shtojmë më vonë). Masa e zogut me gjithë bisht është 1.5kg.

Skulptura vendoset në pikën e mbështetjes. Artisti shton kundërpeshën në skajin EE të bishtit, në mënyrë që zogu të jetë në ekuilibër në pozicionin e treguar në diagram.

  1. Llogaritni masën e kundërpeshës.
  2. Qendra e masës e skulpturës megjithë kundërpeshën ndodhet në pikën e mbështetjes. Llogaritni forcën e kontaktit që vepron aty.
  3. Skulptura rrotullohet në kahun orar deri në pozicionin e treguar në diagramin e dytë. Mbahet pak aty, pastaj lëshohet me kujdes. i) Thoni nëse skulptura do të qëndrojë në atë pozicion, do të rrotullohet më tej në kahun orar, apo do të kthehet mbrapsht duke u rrotulluar në kahun kundërorar. ii) Shpjegoni përgjigjen që i dhatë kërkesës i.