a) Kopjoni dhe plotësoni pohimin që vijon: Momenti i një force lidhur me një pikë është ... shumëzim ... .
b) Figura paraqet një shufër të njëtrajtshme prej hekuri B me peshë 30N dhe gjatësi 1.40m. Shufra përdoret për të ngritur skajin e një blloku prej betoni S. Si pikë mbështetjeje shërben një gur, i ndodhur 0.20m nga skaji i B. Në skajin tjetër të shufrës B ushtrohet një forcë F që mjafton për të ngritur bllokun S dhe për ta mbajtur atë si në figurë.
- Kopjoni diagramin dhe vizatoni shigjetën që përfaqëson peshën e shufrës B që vepron në qendrën e masës të saj.
- Gjeni largësinë d të qendrës së masës së shufrës B nga pika e mbështetjes.
- Llogaritni momentin total në kahun orar të forcave që veprojnë mbi B lidhur me pikën e mbështetjes.
- Llogaritni forcën vertikale që ushtron blloku S në skajin e shufrës B.
- Thoni se çfarë mund të ndryshohet në këtë situatë, për të reduktuar forcën që nevojitet për të ngritur bllokun.