Aurora dhe Blerina janë binjake identike dhe u pëlqen noti. Krahët dhe këmbët e tyre ushtrojnë forcat e nevojshme për t'u zhvendosur në ujë. Aurora përshkon 25m në 50s, kurse Blerina 100m në 250s.
Llogaritni shpejtësinë e secilës nga binjaket.
Cila prej tyre zhvillon më shumë fuqi kur noton? Shpjegoni pse.