Kopertina e librit Fizika 12 (me zgjedhje)

Zgjidhja e ushtrimit 15

Zgjidhja e ushtrimit 15 të mësimit Kapitulli 16 në librin Fizika 12 (me zgjedhje) nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang, Graham Jones, Gurinder Chadha dhe Richard Woodside.

Pyetja

Një magnet shufër lëshohet brënda një solenoidi të gjatë, skajet e të cilit janë lidhur me një oshiloskop (figura 16.22-28.24). Në ekranin e oshiloskopit mund të shihni si ndryshon me kohën f.e.m. e induktuar në solenoid, ndërsa magneti bie lirisht.

  1. Shpjegoni pse ndërsa magneti hyn në solenoid, në këtë të fundit induktohet f.e.m. (pjesa AB e grafikut në ekran).
  2. Shpjegoni pse gjatë kohës që i gjithë magneti ndodhet brenda solenoidit, në të nuk kemi f.e.m. të induktuar (pjesa BC).
  3. Shpjegoni pse pjesa CD është me vlera negative, pse maksimumi i f.e.m. është më i lartë se ai i AB dhe pse CD zgjat më pak se AB.