Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 3

Zgjidhja e ushtrimit 3 të mësimit Kontrolli i kapitullit 3 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Për secilin përshkrim më poshtë, zgjidhni një metal që përputhet me të. Emërtoni metalin dhe më pas shkruani me fjalë reaksionin që ndodh.

  1. Një metal që zhvendos bakrin nga tretësira e sulfatit të bakrit (II).
  2. Një metal që vepron me ngadalë me acidin klorhidrik të holluar.
  3. Një metal që pluskon në ujë dhe vepron vrullshëm me të.
  4. Një metal që vepron shpejt me avujt e ujit, por shumë ngadalë me ujin e ftohtë.