Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 5

Zgjidhja e ushtrimit 5 të mësimit Kontrolli i kapitullit 3 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Kur pluhuri i magnezit hidhet në një tretësirë sulfat bakri (II) ndodh një reaksion zhvendosjeje dhe formohet bakri i ngurtë.

  1. Shkruani me fjalë reaksionin.
  2. Përse ndodh reaksioni i zhvendosjes?
  3. i) Shkruani gjysmëbarazimin për të treguar çfarë ndodh me atomet e magnezit.; ii) Çfarë reaksioni është ky?
  4. i) Shkruani gjysmëbarazimin për të treguar çfarë ndodh me jonet e bakrit.; ii) Ç'lloj reaksioni është ky?; iii) Cili metal shfaq prirje më të madhe për të formuar jone pozitive?
  5. i) Shkruani barazimin jonik për reaksionin e zhvendosjes, duke mbledhur gjysmëbarazimet.; ii) Ç'lloj reaksioni është ky?
  6. Përdorni radhën e aktivitetit të metaleve për të vendosur nëse veprojnë me njëri-tjetrin: i) hekur + tretësirë sulfat bakri (II); ii) argjend + tretësirë nitrat kalciumi; iii) zink + tretësirë nitrat plumbi (II)
  7. Për ato që veprojnë: i) përshkruani çfarë do të vini re; ii) shkruani barazimet jonike për reaksionet.