Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 5

Zgjidhja e ushtrimit 5 të mësimit Kontrolli i kapitullit 4 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Alumini është metali më i përhapur në koren e Tokës. Pas tij vjen hekuri. Hekuri dhe alumini nxirren nga xeherorët e tyre në sasi të mëdha. Tabela e mëposhtme paraqet një përmbledhje të dy proceseve të nxjerrjes së këtyre metaleve.

  1. Në çdo reaksion, oksidi i metalit oksidohet apo reduktohet kur shndërrohet në metal?
  2. Shpjegoni përse përdoret secila nga këto substanca: i) guri gëlqeror në nxjerrjen e hekurit; ii) karboni në nxjerrjen e aluminit; iii) krioliti në nxjerrjen e aluminit
  3. Përshkruani dy ngjashmeritë në proceset e nxjerrjes së aluminit dhe të hekurit.
  4. Përmendni një përdorim të skorieve që përftohen si nënprodukt në nxjerrjen e hekurit.
  5. Alumini kushton tri herë më shumë për ton se hekuri. Përmendni dy arsye përse alumini është më i shtrenjtë se hekuri, megjithëse gjendet më me shumicë në koren e Tokës.
  6. Pjesa më e madhe e hekurit të prodhuar shndërrohet në çelik.; i)Pse?; ii)Si realizohet ajo?
  7. Si alumini, ashtu dhe çeliku riciklohen. Përmendni arsyet përse është i rëndësishëm riciklimi i këtyre metaleve.