Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 5

Zgjidhja e ushtrimit 5 të mësimit Kontrolli i kapitullit 5 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Në këtë diagram paraqitet një fazë e trajtimit të ujit, nëpërmjet së cilës ai bëhet gati për t'u shpërndarë nëpër banesa.

  1. Emërtoni procesin që po kryhet në këtë fazë.
  2. Uji, para se të hyjë në këtë fazë është trajtuar me koagulant, sulfat alumini. Çfarë ka bërë koagulanti?
  3. Cilat janë papastërtitë që ky proces: i) do t'i largojë ii) nuk mund t'i largojë
  4. Faza tjetër në trajtimin e ujit është klorimi. i) Çfarë kuptoni me këtë term? ii) Pse kryhet ky proces?
  5. Në disa vende, uji ka veti acide dhe nuk mund të shpërndahet nepër banesa. Si mund të ulet niveli i aciditetit?
  6. Në fund të trajtimit, ujit mund t'i shtohet një tjetër substancë (kripa e një elementi), për të mbrojtur shëndetin e dhëmbëve. Cili është elementi që ndodhet në të?