Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 6

Zgjidhja e ushtrimit 6 të mësimit Kontrolli i kapitullit 8 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Formula e përgjithshme e hidrokarbureve të ngopura është CnH2n+2\text{C}_{n}\text{H}_{2n+2}. Ato formojnë një seri homologe.

  1. Çfarë kuptoni me termin seri homologe?
  2. Shpjegoni çfarë do të thotë termi i/e ngopur.
  3. Renditni emrat e serive homologe që keni mësuar.
  4. i) Shkruani formulën molekulare të një pjesëtari të çdo serie homologe që përmban dy atome karbon. Emërtojini ata.; ii) Shkruani formulat e tyre strukturore.
  5. i) Si emërtohet seria homologe e hidrokarbureve të pangopura që keni mësuar? Shkruani formulën e saj të përgjithshme.; ii) Shkruani formulën molekulare të pjesëtarit të kësaj serie homologe që përmban dy atome karbon. Emërtojeni atë.; iii) Shkruani formulën e tij strukturore.