Kopertina e librit Fizika 10-11 - Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 14

Zgjidhja e ushtrimit 14 të mësimit Pyetje shtesë 1 në librin Fizika 10-11 - Pjesa I nga shtëpia botuese Erik Botime me autorë Stephen Pople.

Pyetja

Një nxënës vendos të kryejë matje për periodën e një lavjerrësi (perioda është koha që duhet për të kryer një lëkundje të plotë). Duke përdorur një kronometër, ai gjeti se 8 lëkundje të plota kryhen për 7.4 sekonda. Atëherë, me anë të makinës llogaritëse, ai përdori këto të dhëna për të llogaritur kohën që duhet për të kryer një lëkundje të vetme. Shifra e treguar në makinën llogaritëse ishte 0.925.

  1. A është e pranueshme për nxënësin, që të pohojë se perioda e lavjerrësit është 0.925 sekonda? Shpjegoni përgjigjen.
  2. Si mund të kryejë nxënësi matje më të sakta të periodës?
  3. Më vonë, një nxënës tjetër gjeti se për të kryer 100 lëkundje të plota, lavjerrësit i duhen 92.8 sekonda. Nga këto të dhëna, cila është perioda e lavjerrësit?