Një grup nxënësish kreu një eksperiment, ku tërhiqej një tel me anë të peshave të varura në të. Për secilën nga vlerat e ngarkesës ata matën gjatësinë e telit. Tabela paraqet rezultatet e marra.
- Kopjoni tabelën dhe shtoni një rresht ku të shënoni zgjatjen për çdo vlerë të ngarkesës.
- Nga të dhënat e tabelës ndërtoni grafikun zgjatje-ngarkesë për këtë tel.
- Nga grafiku përcaktoni zgjatjen që do të shkaktojë një ngarkesë prej 25.0N.
- Përcaktoni vlerën e ngarkesës në kufirin e përpjesëtueshmërisë.