Fizika 10-11: Pjesa e Parë

David Sang

Pyetja

Një astronaut, bashkë me kostumin dhe aparaturën, e ka masën 180kg. Ai ndodhet në Hënë, ku nxitimi i rëndesës është 1.6m/s2.

  1. Llogaritni peshën e astronautit në Hënë.
  2. Astronauti ngjitet 100m në majë të një krateri. Me sa ndryshon energjia potenciale e rëndesës së tij?
  3. Rritet apo zvogëlohet energjia potenciale e rëndesës së astronautit?