Fizika 10-11: Pjesa e Parë

David Sang

Pyetja

Një djalë lëshon një top me masë 0.50kg nga një lartësi prej 1.1m, si në figurë. Neglizhoni rezistencën e ajrit.

  1. Llogaritni me sa zvogëlohet energjia potenciale e rëndesës gjatë rënies.
  2. Topi përplaset në tokë dhe pastaj ngjitet deri në lartësinë 0.80m. i) Llogaritni sa energji humbet gjatë përplasjes në tokë. ii) Thoni një arsye se pse humbet energji gjatë përplasjes.
  3. Pastaj djali e hedh topin nga lartësia 1.1m, duke i dhënë një energji kinetike fillestare prej 0.90J. Llogaritni shpejtësinë me të cilën topi godet tokën.