Fizika 10-11: Pjesa e Parë

David Sang

Pyetja

Dy gjeologë mbledhin gurë nga fundi i një rrëpire. Gurët vendosen në një shportë dhe pastaj, me anë të një litari, tërhiqen sipër, si në diagram. Në majë të rrëpirës shporta me gurë ndodhet në prehje.

  1. i) Cila është forma e energjisë, nga e cila shporta zotëron më shumë në majë sesa në fund të rrëpirës? ii) Cilat janë madhësitë që duhen matur, për të llogaritur me sa rritet energjia në pikën i?
  2. Cila është forma e energjisë së trupit të tij, që përdoret nga gjeologu në majë për të ngritur shportën e gurëve?
  3. Thoni se cila (t) madhësi duhen matur, përveç atyre të pikës a ii, për të llogaritur fuqinë e dobishme të zhvilluar nga gjeologu në majë të rrëpirës.