David Sang
Pyetja
Një nxënëse hedh një sasi të vogël etanoli në një enë cilindrike. Ajo e vendos enën në një peshore elektronike për të matur masën, si edhe fut një termometër për të matur temperaturën. Pas dy orësh ajo kthehet dhe vëren se masa e enës dhe niveli i etanolit në të janë ulur. Ajo gjithashtu vëren se temperatura është ulur. Ajo hamendëson se një pjesë e etanolit ka avulluar.