Një enë e vogël me ujë futet në furrë me temperaturë 90°C. Shumë shpejt uji zhduket.
- Si quhet procesi nëpërmjet të cilit lëngu shndërrohet në gaz në një temperaturë nën pikën e vlimit?
- Pse, për ta shndërruar në gaz, lëngut duhet t'i japim energji? Referojuni grimcave të lëngut dhe forcave të bashkëveprimit ndërmjet tyre.