David Sang, Graham Jones, Gurinder Chadha dhe Richard Woodside
Pyetja
Tregoni një dallim mes madhësive skalare e vektoriale dhe jepni një shembull të secilës.
Shpejtësia e një aeroplani në lidhje me ajrin është 500 kmh-1, e drejtuar nga veriu. Nga lindja drejt perëndimit fryn erë me shpejtësi 100 kmh-1. Vizatoni diagramin e vektorëve dhe llogaritni shpejtësinë rezultante të aeroplanit në lidhje me tokën. Jepni drejtimin e shpejtësisë rezultante lidhur me veriun.
Fluturimi i aeroplanit zgjat 15 minuta. Llogaritni zhvendosjen e aeroplanit.