Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 6

Zgjidhja e ushtrimit 6 të mësimit 1.3Z në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.

Pyetja

Toni po e shtron dyshemenë me pllaka me madhësi të ndryshme.

Pako me 12 copë

  • Katrore të vogla \to 1600 lekë

Pako me 6 copë

  • Mesatare \to 1500 lekë
  • Të mëdha \to 2700 lekë
  • Drejtkëndore \to 2300 lekë

Shitësi i pllakave thotë se, për 100 metër katrorë, atij do t'i duhen 24 pllaka katrore të vogla, 25 mesatare, 25 të mëdha dhe 26 pllaka drejtkëndore.

Sipërfaqja që do të shtrojë Toni ka përmasat 14 m me 25 m.

  1. Sa pako të secilës madhësi do t'i duhen Tonit?
  2. Sa do të kushtojnë pllakat?
  3. Shitësi e këshillon të porositë edhe një sasi rezervë prej 20% të totalit të secilës nga madhësitë, për ta pasur në rast thyerjesh apo dëmtimesh të mundshme. Në qoftë se ai e merr parasysh këtë këshillë, sa do të jetë kostoja?