Matematika 10 - 11: Pjesa I

Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon

Pyetja

Greta është duke udhëtuar me makinë nga Shkodra në Korçë, në një largesë 267 km. Makina e saj harxhon 3,75 litra naftë për 50 km.

  1. Gjeni me përafrim sa litra naftë i duhen asaj për këtë udhëtim.
  2. Greta mendon se shpejtësia e saj mesatare do të jetë 55 km në orë. Në qoftë se ajo niset në orën 10:30 nga Shkodra, rreth cilës orë do të mbërrijë ajo në Korçë?