Matematika 10 - 11: Pjesa I

Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon

Pyetja

Shokët bëjnë një listë të kushteve që duhet të plotësojë vendndodhja e restorantit (të dhëna më poshtë). Rovena vizaton një hartë në shkallë.

  1. Cila është shkalla e hartës?
  2. Vizatoni një kopje të saktë të hartës dhe ngjyrosni zonat që plotësojnë të tria kushtet.
  3. Ata vendosin për një vend që është në kursin 315°315\degree nga T dhe 014°014\degree nga A. Në kopjen tuaj të hartës, shënojeni këtë vend me R.

Kushtet për vendndodhjen e restorantit:

  • Jo më shumë se 500 m larg stacionit të trenit.
  • Të paktën 200 m larg çdo restoranti konkurrent.
  • Jo më shumë se 150 m larg rrugës kryesore.