Baza dhe faqet anësore të një sirtari janë veshur me letër. Sirtari është me përmasa si në figurë.
- Duke zbërthyer të gjitha kllapat, shprehni në varësi të x: i) syprinën e faqes së përparme të sirtarit; ii) syprinën e një faqeje anësore të sirtarit; iii) syprinën e përgjithshme të letrës së përdorur; iv) vëllimin e sirtarit.
- Syprina e përgjithshme e letrës së përdorur për sirtarin është 51x cm2. Gjeni vlerën numerike të vëllimit të sirtarit. Tregoni si e arritët rezultatin.