Shokët duhet të parashikojnë sa të ardhura përafërsisht do të përfitojnë nga restoranti i tyre gjatë vitit të parë. Për këtë, ata ngrenë disa hipoteza. Me rritjen e të ardhurave, ata duan t'i bëjnë stafit rritje page.
- Përdorni hipotezat e tyre për të parashikuar të ardhurat për vitin e parë, pa përfshirë këtu TVSh-në.
- Shkruani një formulë për fitimin P (paratë e mbetura pas pagesës së shpenzimeve), në lidhje me ndryshoret e tjera të listuara.
- Në një vit: G=2000000 lekë; S=4000000 lekë, C=1500000 lekë. Gjeni P, për vlerën e R të gjetur në kërkesën a.
- Shkruani S në varësi të ndryshoreve të tjera, duke u nisur nga formula që shkruat në kërkesën b. Gjeni vlerën e re të S për R=20000000 lekë dhe G=3000000 lekë. Mbani vlerat e C dhe P të pandryshuara nga ato në kërkesën c.