Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit Detyra 5

Zgjidhja e ushtrimit Detyra 5 të mësimit Aftësohuni: Plani i Biznesit në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.

Pyetja

Katër shokët vendosin të marrin një kredi biznesi në mënyrë që të furnizojnë restorantin.

  1. Në qoftë se shuma më e madhe që ata mund të rimbursojnë në vit është 500000 lekë, sa është kredia që mund të marrin me një normë interesi prej: i) 6%? ii) 8%?
  2. Në qoftë se ata marrin hua 3000000 lekë, sa do të jetë secila pagesë vjetore kur norma e interesit është: i) 6%? ii) 8%?
  3. Në qoftë se ata marrin 3000000 lekë, por nuk mund të paguajnë më shumë se 800000 lekë në vit, sa është norma maksimale e interesit me të cilën ata mund të marrin kredi?
  4. Niki ankohet që formula e pagesave është shumë e gjatë. Albi i thotë atij se formula mund të shkruhet edhe: C=A1+i(1(11+i)51(11+i))C = \dfrac{A}{1+i}\Bigg(\dfrac{1-(\frac{1}{1+i})^5}{1-(\frac{1}{1+i})}\Bigg). Rovena thotë se edhe kjo formulë mund të thjeshtohet në: C=Ai(1(11+i)5)C = \dfrac{A}{i}\Bigg(1-\Bigg(\dfrac{1}{1+i}\Bigg)^5\Bigg). Duke u nisur nga formula e Albit, tregoni se formula e Rovenës është e saktë.
  5. Më pas, Niki ankohet se nuk arrin të gjejë shumën për t'u paguar në vit. Tregoni se ai mund ta bëjë këtë duke u nisur nga formula në kërkesën d dhe duke shprehur ndryshoren AA në varësi të ndryshoreve të tjera.