Matematika 10 - 11: Pjesa I

Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon

Pyetja

Kopshti i Amandës ka formën e një drejtkëndëshi me përmasa 12,5 m dhe 9,2 m. Kopshti duhet të mbillet me bar. Kopshtarit i duhen 25 g farë bari për çdo metër katror të kopshtit. Fara e barit kushton 750 lekë për kilogram. Kopshtari mendon se i duhen 2500 lekë për të blerë farë bari. Amanda nuk është dakord me mendimin e kopshtarit. Ajo i jep atij 2000 lekë për të blerë farë bari. Kush ka të drejtë? Argumentoni përgjigjen tuaj.