Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme pa përdorur makinën llogaritëse. Përfshini në përgjigje edhe njësitë matëse.
- Një qese me karamele, me masë 113 g, mban karamele me masë 4,5 g dhe letrat e tyre mbështjellëse me masë 0,5 g. Sa karamele ka në qese?
- Një stadium e ka syprinën ku ulen tifozët 135400 m2. Për t'u ulur, çdo tifozi i takon 5,4 m2. Rrumbullakosni në mijëshen më të afërt numrin e tifozëve që mund të ulen në stadium.