Matematika 10 - 11: Pjesa I

Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon

Pyetja

  1. Një kovë e mbushur me ujë e ka masën 27.5 kg. Masa e ujit është 10 kg më e madhe se masa e kovës. Sa është masa e kovës?
  2. Olsi është 3 herë më i madh se vëllai i tij, Alberti. Olsi është 6 vjet më i madh se Alberti. Sa vjeç janë Olsi dhe Alberti?
  3. Ania pret një kek në tri pjesë. Pjesa e Inës është 35 g më e rëndë se pjesa e Irinit. Pjesa e Irinit është 22 g më e lehtë se pjesa e Anias. I gjithë keku ka masën 454 g. Llogaritni masën e pjesës së Anias.
  4. Bona, Arseni dhe Jona shkojnë me pushime. Bona merr me vete xx lekë. Arseni merr gjysmën e parave të Jonës, kurse Jona merr 1500 lekë më shumë se Bona. Të tre së bashku, kanë marrë 20000 lekë. Sa para ka marrë secili prej tyre?
  5. Moshat e Emit dhe Krenarit janë në raportin 3:4. Pas 6 vitesh, ato do të jenë në raportin 9:10. Sa vjeç janë ata?
  6. Në pjesën e parë të rrugës, Ledi udhëtoi me makinë me shpejtësi mesatare 70 km/orë. Në pjesën e dytë, ai udhëtoi me shpejtësi mesatare 40 km/orë. Gjithë rrugën prej 163 km, ai e bëri në 2.5 orë. Sa kilometra udhëtoi ai me shpejtësinë mesatare 70 km/orë?