Matematika 10 - 11: Pjesa I

Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon

Pyetja

  1. Anxhela do të vizatojë një pesëkëndësh me kënde 125°125\degree, 155°155\degree dhe 74°74\degree. Ajo do që dy këndet e tjera t'i dalin të barabarta. Çfarë mase duhet të kenë këto dy kënde?
  2. Aldo do të vizatojë një tetëkëndësh, pesë nga këndet e të cilit do e kenë masën 114°114\degree. Ai do që tri këndet e tjera t'i dalin të barabarta. Çfarë mase duhet të kenë këto tri kënde?
  3. Geri do të vizatojë një gjashtëkëndësh, tri nga këndet e të cilit do e kenë masën 137°137\degree. Ai do që tri këndet e tjera t'i dalin në raportin x:(x+120°):(x30°)x : (x+120\degree) : (x-30\degree). Gjeni vlerën e xx.
  4. Doriani do të vizatojë një shumëkëndësh të rregullt, i cili ka 60 brinjë. Sa duhet të jetë masa e këndeve të brendshme?