Matematika 10 - 11: Pjesa I

Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon

Pyetja

Tarifat për një numër celulari me kontratë janë 15 lekë për çdo minutë, në qoftë se telefonata kryhet nga ora 09:00 deri në orën 20:00 dhe 12 lekë për minutë për orët e tjera. Çdo SMS kushton 14 lekë gjatë gjithë kohës.

  1. Shënoni me CC koston për pp minuta nga ora 09:00 deri në orën 20:00, për qq minutat e tjera dhe tt SMS-të e dërguara. Shkruani një formulë që paraqet koston.
  2. Ani bën një telefonatë me kohëzgjatje 3 minuta e 20 sekonda në orën 13:15 dhe një tjetër nga ora 20:32 deri në 21:07. Ai ka dërguar 8 SMS. Sa i kushtuan të gjitha?
  3. Aida bëri tri telefonata që zgjatën nga ora 09:39 deri në orën 10:02, nga ora 11:53 deri në orën 12:17 dhe nga ora 19:42 deri në orën 20:15. Ajo dërgoi dhe 25 SMS. Gjeni koston e përgjithshme për telefonatat dhe SMS-të e Aidës.