Matematika 10 - 11: Pjesa I

Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon

Pyetja

Arjani dhe Beni blenë qese të njëjta me fara perimesh. Ata nxorën vetëm farat e bizeleve nga paketat e tyre dhe rezultatet i shënuan në tabelat e mëposhtme.

  1. Shkruani një vlerësim për probabilitetin e nxjerrjes së një fare bizeleje rastësisht nga një paketë, duke përdorur rezultatet në tabelën: i) e Arjanit; ii) e Benit.
  2. Cili prej tyre ka rezultate që mund të japin një vlerësim më të mirë të probabilitetit? Argumentoni përgjigjen tuaj.