Një testim përmban 5 pyetje me alternativa, secila prej të cilave ka 4 mundësi zgjedhjeje për përgjigjen.
- Sa përgjigje përmban testimi?
- Klara zgjedh rastësisht nga një përgjigje për secilën pyetje. Në sa mënyra mund ta bëjë ajo këtë? Jepeni përfundimin në trajtë fuqie.
- Beni ka një testim me alternative që përmban 7 pyetje, secila prej të cilave ka tri mundësi zgjedhjeje. Ai zgjedh rastësisht një përgjigje për secilën pyetje. Cili prej dy nxënësve ka më shumë mundësi të marrë pikë të plota?