Thyesat janë një mënyrë për të përfaqësuar pjesën e një të plote.
Po të marrim një drejtkëndësh dhe ta ndajmë në dy pjesë të barabarta,
atëherë pjesa e ngjyrosur mund të shprehet si:
Numri poshtë, emëruesi, përfaqëson totalin e pjesëve të ndara. Ndërsa numri sipër, numëruesi, përfaqëson pjesët të cilat duam t'i referohemi.
Po ta ndajmë drejtkëndëshin në tre pjesë,
atëherë pjesa e ngjyrosur me portokalli do shprehej në formë thyese si:
Në emërues (numri poshtë) kemi numrin 3, që është totali i pjesëve në të cilat është ndarë drejtkëndëshi. Ndërsa në numërues (numri lart) kemi numrin 2, pra pjesët e ngjyrosura që duam t'i referohemi.